Meriton Korenicës nuk iu desh shumë kohë për të treguar vlerat te FCSB-ja.
Kosovari i transferuar nga Cluji shënoi gol kundër Petrolulit dhe i bëri përshtypje pozitive menaxherit të përgjithshëm të FCSB-së, Mihai Stoica.
“Korenica është lojtar shumë i mirë. Që kur e pashë te Cluji, më është dukur shumë i mirë. Ai dhe Lindon Emerllahu më janë dukur lojtarët më të mirë. Vitin e kaluar, ishte shumë e vështirë ta blije nga Cluji”, ka thënë Stoica.
Korenica iu bashkua gjigantit rumun për 600 mijë euro.
Кореница е играч од средниот ред со напаѓачки карактеристики и може да игра на неколку позиции.