KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Како Балогун се извлече од „завршен“ трансфер во Евертон?

Говорник Балогун

Kalimi i Folarin Balogunit tek Evertoni dështoi pasi lojtari vendosi të mos vazhdohej me transferimin, shkruan BBC të mërkurën.

Marrëveshja u rinegociua pasi Evertoni fillimisht u pajtua për transferim prej 40 milionë funtesh të Balogunit nga Monaco, për shkak të një problemi të tij në testet mjekësore. 

Sulmuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërkohë vendosi të mos vazhdohej me procedurën e transferimit.

Evertoni kishte paraqitur një dokument marrëveshjeje para se të mbyllej afati kalimtar, të martën në mesnatë, për të provuar të arrinte marrëveshje me sulmuesin që bëri bujë në Botëror.

Balogun ishte objektiv i skuadrës angleze pasi sulmuesi Bissao Beto kompletoi transferimin te Fiorentina.

Evertoni ka synuar edhe Joshua Zirkzeen e Manchester Unitedit dhe Tammy Abrahamin e Aston Vilas, por nuk bindi asnjërin prej tyre.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Evertoni huazoi Jack Grealishin nga Manchester City. Por nuk e transferoi Balogunin, ndonëse ai ishte në Liverpool dhe iu nënshtrua testeve mjekësore.

Sipas “The Athletic”, tek Evertoni kanë vënë re diçka në kontrollimet mjekësore. Dhe kjo solli rinegocimin e kushteve të transferimit.

Në fund ishte sulmuesi që zgjodhi të mos realizonte lëvizjen.

Balogun shënoi dy herë në fitoren e SHBA-së ndaj Paraguait në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Realizoi më pas edhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Në atë ndeshje u ndëshkua me të kuq dhe pas ndërhyrjes së Donald Trumpit, u lejua të luante në ndeshjen pasuese. Ishte kjo ngjarja më e diskutuar në gjithë Botërori.

Në tri edicionet e fundit te Monaco, Balogun shënoi 31 gola dhe bëri nëntë asistime në 91 paraqitje. Ai luajti në Premier League me Arsenalin gjatë edicionit 2021/2022.

25-vjeçari ka pasur periudha huazimi te Middlesbrough dhe Reimsi.

I lindur në SHBA, Balogun është rritur në Angli. Ka luajtur për të rinjtë e të dy vendeve, kurse në nivelin senior e përfaqëson SHBA-në.

Ai do të vazhdojë të luajë për Monacon të paktën deri në janar.