KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Земји и клубови кои се натпреваруваат за Далипи

(Blick) – Me 11 gola e tri asistime në dhjetë ndeshje, sulmuesi i Young Boysit, Samuel Essende, kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Superligë. Shumë afër tij është një tjetër futbollist i Young Boysit, aktualisht i huazuar te Vaduzi, 20-vjeçari Lutfi Dalipi. Futbollisti nga Fribourgu tashmë ka nëntë asistime e katër gola. 

Në sezonin në të cilin e fitoi titullin, Xherdan Shaqiri vendosi rekord në Superligë me 21 asistime. Pas dhjetë ndeshjeve në ligë, Dalipi e ka thuajse gjysmën e atij numri. A do ta thyejë rekordin e yllit të Baselit në sezonin e tij të parë si profesionist? Në secilën rrugë, Dalipi, që vjen regjioni Gruyere i kantonit të Fribourgut, është njëri prej zbulimeve më të mëdha të sezonit. Drejtori sportiv i Vaduzit, Franz Burgmeier, ka goditur me afrimin e tij në formë huazimi. 

Klubet pas tij dhe klauzola e blerjes nga Young Boysi 

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet jashtë vendit. Skautët, të cilët ishin në Vaduz, të dielën e kaluar, për të parë lojtarët e talentuar të Baselit, u larguan me emrin e Dalipit, që shkëlqeu në fitoren 3:0. Sipas Blickut, klube nga Bundesliga, Serie A dhe Austria, kanë shprehur tashmë interesim konkret për futbollistin e Zvicrës dhe janë duke e monitoruar atë nga afër. Vlera e tij në treg është ngritur mbi 1.5 milionë euro, sipas faqes “transfermarkt”. 

Pyetja e rëndësishme pas rritjes së madhe të Dalipit është se çfarë do të bëjë Young Boysi? 20-vjeçari ka kontratë me Young Boysin deri në vitin 2030. Klubi nga Berna thuhet se ka kontratë të klauzolës për blerjen e tij, që do të thotë se e lejon që Dalipi të kthehet në kryeqendrën zvicerane në dimër. Kjo mund të ndodhë, për shembull, nëse shitet Alvyn Sanchesi në afatin kalimtar dimëror, për ta liruar pozitën e mesfushorit ofensiv për yllin në rritje. Statistikat tregojnë se ai mund ta mbulojë këtë rol. 

Ëndrra për të debutuar tek Young Boysi 

Young Boysi është raportuar se planifikon të mbështetet në të ardhmen te ky talent, dhe shitja do të kërkonte oferta bindëse financiare nga ndonjë klub nga jashtë. Golashënuesi më i mirë i Vaduzit asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se të luante për Young Boysin, është ëndrra më e madhe e tij për periudhë të shkurtër. Ai ka qenë me ekipin e parë shtatë herë i ftuar, por asnjëherë nuk ka luajtur. Dalipi është zhvilluar te të rinjtë e Young Boysit, por nuk i është dhënë rasti. Shpërthimi i tij erdhi me ekipin U21 të Young Boysit, ku impresionoi në sezonin e kaluar pas shënimit të shumë golave. 

Kualitetet nuk kanë kaluar pa u parë nga klubet, por edhe nga përfaqësueset. Dalipi ka marrë tashmë ftesë nga Kosova dhe Shqipëria në shtator. 20-vjeçari mund të luajë edhe për Portugalinë. Por për momentin, megjithatë, mesfushori me tipare sulmuese ka vendosur të mbetet tek U21 e Zvicrës. Me paraqitje si ndaj Baselit, interesimi edhe nga federatat dhe klubet e tjera me siguri nuk do të zbehet.