KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Салах блесна со хет-трик против Галатасарај

Салах блесна со хет-трик против Галатасарај

Mohamed Salah ka shkëlqyer me “hat-trick” në fitoren e thellë të Trabzonsporit ndaj Galatasarayt.

Trabzoni të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë fitoi me rezultatin 4:0.

Ish-ylli i Liverpoolit e realizoi golin e parë, të tretë dhe të katërt. Ndërsa asistoi edhe për golin e dytë që e shënoi Noah Saviolo.

34-vjeçari këtë edicion ka shtatë gola dhe dy asistime në tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat.

Ernest Muçi luajti deri në minutën e 59-të te Trabzoni.

Trabzoni ka dhjetë pikë, kurse Galata ka tri pikë më shumë. Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.