Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, tha se një ndryshim në trajtimin e Jama Musialas për një mosfunksionim neurologjik, ishte arsyeja pse mesfushori u rrëzua në fushë në dy ndeshje radhazi.
Sipas Kompanyt, nuk ka arsye për alarm.
Reprezentuesi 23-vjeçar i Gjermanisë kolapsoi gjashtë minuta pasi u aktivizua në fitoren 4:2 në miqësore të Bayernit ndaj Heidenheimit të martën. Ai kërkoi ndihmë mjekësore para se të largohej me asistencë nga fusha.
Ai u rrëzua edhe gjatë fitores 3:1 në miqësoren ndaj Leipzigut, të shtunën e javës së kaluar.
Musiala tha këtë javë se ishte diagnostikuar me çrregullimin neurologjik dhe se episodet ishin “aktualisht pjesë e jetës sime të përditshme”.
исто така
Две несреќи и многу непознати за Мусијала
Musiala ishte “tema” kryesore në konferencën për shtyp që trajneri Kompany e mbajti të premten, në prag të ndeshjes për Superkupë të Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.
Kompany është kujdesir për të zvogëluar shqetësimet në lidhje me shëndetin e lojtarit.
“Fola me Jamalin, ai më tha: ‘pa problem, mund ta thuash’. Me trajtimin e tij, Jamali ndryshoi disa gjëra dhe kjo pati disa efekte anësore. Kjo është normale, që gjatë trajtimit të provosh diçka tjetër”, ka thënë Vincent Kompany.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, tha se klubi e mbështet plotësisht lojtarin. Musiala ka dashur që gjendja e tij të bëhet publike.
Musiala nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës. Do të ketë kohën e nevojshme që të përshtatet me gjendjen, që tani është e njohur publikisht.
“Ne e kemi ditur gjatë gjithë edicionit të kaluar”, tha Eberl. “Edhe lojtarët e dinin. Për ne është bërë pjesë e jetës së përditshme. Ai ndryshoi diçka në ilaçe, prandaj këto situata u bënë të qarta. Ne do t’i japim gjithë mbështetjen tonë. E kemi bërë tashmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Po e bëjmë këtë së bashku”.
Kompany tha se Musiala, i cili ka luftuar për ta gjetur formën më të mirë pas një lëndimi të rëndë në korrik të vitit të kaluar, e që e la jashtë fushave për gjashtë muaj, kishte bërë hapa të mëdhenj dhe ishte gati për të shkëlqyer sërish.
“Jam plotësisht i qetë”, tha Kompany. “Tani pres kundërsulmin nga Jamali. Kam ndjesinë se ai tani ka të gjitha ato që i duhen për të dhënë këto përgjigje. Si trajner, e di që ka bërë hap të madh përpara”, ka shtuar trajneri i Bayernit.
исто така
Бодо/Глимт, „убиецот“ на Арктикот
Ndeshja për Superkupën e Gjermanisë zhvillohet të shtunën nga ora 20:30.