Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka debutuar me fitore te skuadra e Venezias.
Venezia të shtunën në kuadër të 1/32 së finales të Kupës së Italisë e eliminoi Modenan duke e mposhtur me rezultatin 3:2.
Me këtë fitore, Venezia ka avancuar tutje në Kupën e Italisë.
Rrahmani në lojë te Venezia u inkuadrua në minutën e 74-t.
25-vjeçari Rrahmani te Venezia u transferua muajin e kaluar nga Sparta e Pragës për 7.5 milionë euro.
Rrahmani me klubin italian ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.