KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Роналдо за Меси: Приказна што ќе трае вечно

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Cristiano Ronaldo e ka përshëndetur rivalin sportiv, Lionel Messin, dhe ka thurur lëvdata për superyllin argjentinas, një ditë pas ndeshjes së fundit me fanellën e Argjentinës. 

Messi shkroi në Instagram për paraqitjen e tij të fundit me Argjentinën, kurse Ronaldo i shkroi mesazh prekës. 

Messi shënoi gol ndërsa Argjentina e mposhti 3:0 Beninin. Nicolas Otamendi dhe Nico Paz shënuan me asistim të Messit. 

Ronaldo shkroi se legjenda e Messit do të zgjas përjetë. 

“Leo, kaq shumë vjet duke e mbrojtur vendin tënd dhe një tregim që do të zgjas përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që e ke arritur me Argjentinën. Të përqafoj”, ka shkruar Ronaldo. 

Messi debutoi për Argjentinë në vitin 2006. Ai e mbylli karrierën tek Argjentina me një Kupë të Botës dhe dy trofe të Kupës së Amerikës. 

Messi ka 21 gola në Kupë të Botës, një më pak se Kylian Mbappe, ndërsa ka 126 gola të realizuar me Argjentinën. Ronaldo i ka 146 gola dhe e mban rekordin.