Transferimi i mesfushorit spanjoll Rodri te Barcelona nga Manchester City është më afër se kurrë.
Klubi nga Katalunja e ka dërguar edhe ofertën e tretë drejt klubit anglez, e që është 70 milionë euro.
Barcelona e dëshiron me çdo kusht transferimin e kapitenit të Spanjës, i cili e ngriti lartë trofeun e Botërorit 2026 më 19 korrik në “MetLife Stadium” të Neë Jerseyt.
Kampionia e La Ligas fillimisht ofroi 45 milionë euro për Rodrin, e më pas 60 milionë euro në ofertën e dytë.
Oferta e tretë pritet të jetë përfundimtare.
Barcelona synon që ta transferojë Rodrin e të nënshkruajë me të për katër edicionet e ardhshme.