Milot Rashica me Beshiktashin kanë siguruar avancimin në Ligën e Evropës në edicionin e ardhshëm.
Ndonëse u mposht 1:0 nga Kauno Zhalgirisi të enjten mbrëma, Beshiktashi avancoi falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë.
Rashica luajti nga minuta e 65-të. Mbrojtësi Lirim Kastrati ishte në bankën rezervë te skuadra lituaneze.
Ndërkohë, St. Truideni i Arbnor Mujës humbi 4:2 në udhëtim tek Omonia qipriotë. Ndeshjen e parë, skuadra belge e Mujës fitoi 1:0, por nuk mjaftoi për kualifikim. Kështu, St. Truideni do të paraqitet në Ligën e Konferencës.
Muja luajti për 71 minuta.