KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Рашица отсуствува од тренинг, неизвесен е против Хофенхајм

Милот Рашица

Milot Rashica mund t’i mungojë Beshiktashit ndaj Hoffenheimit pasi nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit te skuadra turke.

Sulmuesi i Kosovës vazhdon të ketë probleme fizike, ndërsa gjendja e tij mbetet në dyshim para përballjes me ekipin gjerman, pjesë e të cilit janë Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. 
Beshiktash – Hoffenheim luhet të mërkurën nga ora 21:00. I takon xhiros së dytë të fazës së ligës në “Europa League”.

Sulmuesi i krahut, Rashica, kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Austrisë, më 4 tetor. 

Sipas raportimeve, ai ka dëmtuar muskulin në pjesën e sipërme të kofshës së djathtë.

30-vjeçari Rashica këtë edicion në shtatë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me një gol.