---
description: Mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi është shprehur i lumtur që është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në futboll.Raçi u ftua ndërkohë nga selektori Franco Fo
title: Raçi i lumtur që u ftua te Kosova
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/03/f5501f2a-da83-497b-855c-41114ca5f6ed.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Raçi i lumtur që u ftua te Kosova

![Ron Raçi](https://resources.koha.net/images/2025/June/03/f5501f2a-da83-497b-855c-41114ca5f6ed.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 3 qershor 2025 14:08
- Shpërndaje në:

- 3 qershor 2025 14:08
- Shpërndaje në:

Mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi është shprehur i lumtur që është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Raçi u ftua ndërkohë nga selektori Franco Foda, ndërsa fillimisht ishte në listën rezervë.

Raçi dhe lojtarët e tjerë të Kosovës kanë vazhduar me përgatitje për ndeshjet miqësore me Armeninë dhe Komoret. Të martën përfaqësuesja e zhvilloi stërvitjen e tretë.

“Jam mjaft i lumtur. Ta përfaqësosh vendin tënd është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam krenar që jam në mesin e këtyre djemve. Do ta jap maksimumin për Kombëtaren e Kosovës. Jam duke u munduar të përshtatem me ekipin dhe taktikat e trajnerit. Stërvitjet që po i bëjmë janë me intensitet mjaft të lartë dhe shpresoj të jap më të mirën nga vetja. Të dyja miqësoret që na presin duhet t’i fitojmë, në mënyrë që të jemi më të motivuar për kualifikimet e Botërorit që na presin nga shtatori”, ka thënë Raçi për sajtin zyrtar të FFK-së.

Për miqësoret me Armeninë e Komoret, mungojnë emrat kryesorë të Kosovës. Rrjedhimisht rastin pritet ta fitojnë të tjerë lojtarë. Për Raçin dhe debutuesit e tjerë, por edhe ata që janë kthyer, është mundësi e mirë.

Ndeshja me Armeninë zhvillohet të premten në “Fadil Vokrri”. Të hënën e ardhshme është ndeshja me Komoret.

[Edhe ![Kosova gati të tregojë forcën e saj kundër Armenisë](https://resources.koha.net/images/2025/June/05/9827553c-2e58-4523-9eeb-2949e9e07c25.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 qer 2025 Kosova gati të tregojë forcën e saj kundër Armenisë](https://www.koha.net/futboll/live-konferenca-e-kosoves-para-ndeshjes-me-armenine)

Donat Rrudhani tashmë është i konfirmuar te Kosova. Ai i vlerëson ndeshjet të rëndësishme.

“E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u qasemi me shumë seriozitet, duke u përgatitur maksimalisht si individë, por edhe si grup. Lojtarët e rinj i kemi pritur shumë mirë dhe besoj që janë ambientuar. Shpresoj që edhe ata do të tregojnë potencialin e tyre në këto miqësore”, ka thënë lojtari i krahut.

[#Ron Raçi](https://www.koha.net/tag/ron-raci) [#Përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesja-e-kosoves) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Raçi i bashkohet Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/June/01/df28c2ca-7c67-4eec-8e57-215c6c23b07a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 qer 2025 Raçi i bashkohet Kosovës](https://www.koha.net/futboll/raci-i-bashkohet-kosoves)
- [![Foda flet para ndeshjes ndaj Austrisë](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/3d99d0a0-bbca-48ef-babf-4fa3d1615174.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 tet 2026 Foda flet para ndeshjes ndaj Austrisë](https://www.koha.net/futboll/foda-flet-para-ndeshjes-ndaj-austrise)
- [![Kosova s’ka respekt për Izraelin në fushë, synon fitore](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/dc9e319b-0a69-42cf-83c0-a3aa89c02da1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 sht 2026 Kosova s’ka respekt për Izraelin në fushë, synon fitore](https://www.koha.net/futboll/live-konferenca-e-kosoves-flasin-foda-e-krasniqi)
- [![Pavarësisht mungesave, Kosova synon fitoren ndaj Andorrës](https://resources.koha.net/images/2026/June/06/34a01723-e611-4fd4-bc02-36f527ae672b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 qer 2026 Pavarësisht mungesave, Kosova synon fitoren ndaj Andorrës](https://www.koha.net/futboll/kosova-me-kater-mungesa-ndaj-andorres)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Raçi i lumtur që u ftua te Kosova","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/raci-i-lumtur-qe-u-ftua-te-kosova","datePublished":"2025-06-03T14:08:22+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:10:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":338,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi është shprehur i lumtur që është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në futboll.Raçi u ftua ndërkohë nga selektori Franco Fo","url":"https://www.koha.net/futboll/raci-i-lumtur-qe-u-ftua-te-kosova","keywords":"Ron Raçi, Përfaqësuesja e Kosovës, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/03/f5501f2a-da83-497b-855c-41114ca5f6ed.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
