KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

ПСЖ се стреми кон уште еден европски трофеј

Суперкуп на Европа

Pasi e fitoi dy herë rresht Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germaini synon ta fitojë për herë të dytë edhe trofeun e Superkupës së Evropës.

Në ndeshjen për Superkupë, PSG-ja takohet me Aston Villan, të mërkurën nga ora 21:00. Ndeshja zhvillohet në “Red Bull Arena” në Salzburg të Austrisë.

Parisi, i drejtuar nga Luis Enrique, vlerësohet favorit në ndeshjen që sjell trofe. Në ndeshjen për Superkupë paraqitet si fitues i Ligës së Kampionëve, garës elitare evropiane për klube të futbollit. 

PSG-ja e fitoi Superkupën vjet, ndërsa është edhe kampion i Francës.

“Po fillojmë me ndeshje të madhe. Është ndeshja e parë zyrtare dhe është finale. Kjo dëshmon që kemi bërë punë të shkëlqyer edicionin e kaluar. Synojmë të startojmë në mënyrën më të mirë”, ka thënë trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

исто така Откако постигна 50 гола со Мадрид, Мбапе го прифаќа притисокот фудбал Откако постигна 50 гола со Мадрид, Мбапе го прифаќа притисокот

“Jemi të lumtur që kthehemi. Jemi të freskët. Kemi pasur stërvitje për dy javë e gjysmë. Lojtarët po kthehen gradualisht. Të gjithë besojnë se mund ta fitojmë trofeun sërish. Por kjo është vetëm në teori. Duhet të dëshmojmë në fushë se kemi nivelin e kërkuar për të vazhduar me trofe”, ka shtuar tekniku spanjoll.

Parisi i luajti vetëm dy miqësore. Pësoi 3:0 nga Mallorca më 5 gusht, ndërsa barazoi 1:1 me Manchester Unitedin më 8 gusht. 

Aston Villa ka pasur fazë më të gjatë përgatitore. I ka luajtur plot gjashtë miqësore, duke filluar nga 21 korriku. Së fundi pësoi 2:1 nga Bayerni. 

Villa në ndeshjen për Superkupën e Evropës paraqitet si fituese e Ligës së Evropës, që është niveli i dytë kontinental.

Superkupën e Evropës, klubi anglez e kishte fituar në vitin 1982. Në Premier League në edicionin e kaluar përfundoi në vendin e katërt. 

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, e sheh Superkupën si tjetër mundësi për rritjen e skuadrës.

“Ishim të suksesshëm pasi ishim të mirë në çdo gjë. Të luajmë në Superkupë është tjetër mundësi të jemi në skenën e madhe, tjetër mundësi për të fituar trofe. Luajmë me ekipin më të mirë në botë aktualisht”, ka thënë Emery.

Ai ka thënë se do të shijojnë momentin së bashku me tifozët anglezë që do të jenë në Salzburg.

исто така Ливерпул изрази интерес за ѕвездата на ПСЖ фудбал Ливерпул изрази интерес за ѕвездата на ПСЖ

“Është diçka e madhe për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë. Është vërtetë fantastike, pasi jemi në pozitë të mirë për aq kohë sa mund të luajmë ndeshje si kjo. Natyrisht, PSG-ja është test i madh. Parisi është favorit për ta fituar trofeun”, ka shtuar Emery.

Faza e ligës në edicionin e ri të Championsit fillon më 8 shtator. Ndërkohë më herët fillon edicioni i ri në ligat kryesore evropiane të futbollit.