Jose Mourinho është kthyer te Real Madridi para disa javësh, ndërsa klubi e mbajti të martën ceremoninë e prezantimit zyrtar.
Ceremonia ishte modeste dhe u mbajt në qendrën stërvitore të Madridit.
Trajneri portugez e nisi punën më 10 korrik. Ai firmosi kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishin presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe presidenti i nderit, Jose Martinez Pirri.
Për një klub të mësuar me spektakël, heshtja ishte e veçantë.
Real Madridi ka mbyllur dy edicionet e kaluara pa trofe të fituar. Perez fitoi besimin për ta drejtuar klubin, por nuk vlerësohet më i paprekshëm si më parë. Presioni për të fituar trofe nga skuadra sa shkon e rritet.
исто така
Флорентино Перез останува на чело на Реал Мадрид
Portugezi Mourinho e paraqiti kthimin te Madridi si diçka më të rëndësishme se “një vend pune”.
“Po kthehem në shtëpi. Emocionalisht është më mirë se herën e parë, sepse atëherë kisha një ndjesi të arritjes së majës së botës. Tani është më emocionale dhe më e sinqertë”, ka thënë Mourinho për televizionin zyrtar të Real Madridit.
“Unë jam një nga ju. Gjithnjë kam qenë një nga ju dhe mund të imagjinoni se çka do të thotë për mua të punoj për Real Madridin. Është një parim që të gjithë duhet ta ndjekin – të punosh për Real Madridin do të thotë të punosh për ty”.
Mourinho e drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013. E fitoi La Ligan, Kupën de Mbretit dhe Superkupën e Spanjës gjatë një periudhë të “nxehtë” që solli trofe, konfrontime dhe gjurmë të qëndrueshme në klub.
Ai së fundi e drejtoi Benfican. Pos Mourinhos, Perezi solli edhe lojtarë të shumtë si Yan Diomande, Marc Cucurella, Bernardo Silva, Ibrahima Konate, Denzen Dumfries dhe Carlos Espi.
исто така
Муриќи официјално се претстави: Горд сум што повторно ќе играм за Фенербахче
Po ashtu u vazhdua kontrata me sulmuesin e krahut, Vinicius Junior.
Edhe transferimet e reja pritet të prezantohen “me dyer të mbyllura”, njëjtë si Mourinho.
Qasja pasqyron qëllimin e klubit për ta mbrojtur veten para ndeshjes hapëse të La Ligas, të shtunën kundër Espanyolit në Barcelonë.
Mourinho tha se detyra e tij nuk është lavdia personale, por rindërtimi i standardeve.
исто така
Тилеманс е претставен во Јунајтед
“Fjalët nuk janë të mjaftueshme, sepse është si një mision. Unë jam këtu për të ndihmuar të gjithë që të jenë më të mirë: lojtarët, stafin. Për të krijuar një kulturë pune të palodhur, përgjegjësie, ambicieje dhe diçkaje që unë e di mirë, e që është përgjegjësia dhe nderi për të punuar për Real Madridin”, ka thënë Mourinho.
Mourinho po pret shumë më gjatë se Real Madridi për trofe. Titullin e fundit në ndonjë ligë e ka fituar 11 vjet më parë. Trofeun e fundit e fitoi para katër vjetësh.