KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Голманот на Бенин го предизвика Меси

Меси

Portieri i Beninit, Marcel Dandjinou, ka paralajmëruar se përfaqësuesja e tij nuk ka udhëtuar në Argjentinë vetëm për të qenë pjesë e ceremonisë së lamtumirës së Lionel Messit nga përfaqësuesja argjentinase.

Dandjinou ka bërë të qartë se Benini kërkon rezultat pozitiv.

“Ne nuk jemi turistë në Argjentinë”, është shprehur portieri i Beninit.

Dandjinou ka folur edhe për mundësinë që Messi të ekzekutojë një penallti në minutat e fundit të ndeshjes. Edhe në një situatë të tillë, portieri ka thënë se nuk do t’i bëjë dhuratë yllit argjentinas vetëm për shkak të rëndësisë së ndeshjes.

Sipas tij, nëse Messi dëshiron të shënojë, do të duhet ta bëjë këtë duke e mposhtur portierin.

Për Dandjinoun, përballja me Messin mbetet një moment i veçantë dhe një mundësi për të luajtur kundër një legjende të futbollit. Megjithatë, respekti për argjentinasin nuk e ndryshon qasjen e Beninit në fushë.

“Mendoj se është mundësi që nuk do të vijë përsëri, sepse është ndeshja e fundit e Messit. Është një ndeshje e veçantë. Ne jemi këtu për Argjentinën edhe për Messin, por nuk duhet të harrojmë se përfaqësojmë edhe vendin tonë”, ka thënë 28-vjeçari, shkruan të hënën “Goal”.