KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

По двата гола во квалификациите, Бајрами се стреми кон поголем успех

Лабинот Бајрами

Sulmuesi Labinot Bajrami shënoi dy gola në fitoren e thellë të Zvicrës U21 ndaj Luksemburgut U21. Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma, ndërsa ishte e vlefshme për kualifikim në “Euro 2027” për këtë grupmoshë. Evropiani U21 vitin tjetër organizohet në Shqipëri dhe Serbi. 

Pas dy golave që i realizoi brenda pak minutash ndonëse hyri si zëvendësues, Bajrami tani synon tjera suksese. Bajrami u inkuadrua në minutën e 79-të, ndërsa shënoi për 4:0 dhe 5:0 në minutën e 82-të dhe të 90-të. 

Ai në një intervistë për “BlueSport” ka thënë se po mëson shumë nga legjenda e futbollit zviceran, Alex Frei. 

Zvicra U21 ka tri fitore në po aq ndeshje me Frein si selektor të “Shpresave të Zvicrës”. 

“Synimi im është që të shkojë hap pas hapi. Të ngrihem sa më shumë që mundem në karrierë. Ëndërroj të luajë në ndonjë prej pesë ligave më të forta evropiane. Kjo është ëndrra e gjithë futbollistëve”, ka deklaruar Bajrami në intervistën e gjatë. 

Bajrami u transferua në verën e vitit të kaluar te skuadra e kategorisë së dytë të futbollit holandez, Helmond Sport. 

Ai është zhvilluar te Winterthuri dhe Zurichu.

Në Superligën e Zvicrës i zhvilloi 23 ndeshje dhe i shënoi katër gola. 

Ndaj Luksemburgut të premten mbrëma luajtën edhe Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi. Dorian Derbaci ishte në bankën rezervë.