KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Олмо ѝ одговара на Ајала: Лажеш

Дани Олмо

Dani Olmo i është kundërpërgjigjur ish-mbrojtësit argjentinas, Roberto Ayala, i cili e goditi mesfushorin spanjoll pas përfundimit të finales së Kupës së Botës. 

Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, ndërsa pas ndeshjes futbollistët dhe stafi argjentinas kanë goditur disa lojtarë spanjollë. 

Ayala e goditi Olmon, ndërsa ka kërkuar falje për veprimin. Ayala është prej trajnerëve tek Argjentina. 

“Dikush që thotë se i vjen keq dhe e justifikon goditjen duke thënë se ishte përgjigje ndaj një komenti tim, jam i sigurt se nuk është se i vjen keq, sepse ai po gënjen. Nuk i kam thënë asgjë dhe nuk ka nevojë të më kërkojë falje”, ka deklaruar Olmo, shkruan “AS” të dielën. 

Olmo ka thënë se është krenar që Spanja luajti futboll të bukur dhe fitorja ishte e merituar. 

“Ajo që na definon nuk është gabimi, por guximi për të pranuar çdo gjë me përulësi, sinqeritet dhe dinjitet. Dua që fëmijët, familja ime dhe kaq shumë tifozë që e kanë shikuar ndeshjen të jenë krenarë se si garuam, si fituam dhe mbi të gjitha, si u sollëm. Rëndësia e futbollit është se ne jemi model për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme, dhe kemi përgjegjësi për këtë”, ka theksuar Olmo. 

Olmo ishte prej më të mirëve te Spanja në triumfin e dytë në Botëror.

Слични статии