KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Një punëtor humb jetën në stadiumin “Camp Nou”

Камп Ноу

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për rinovimin e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës, shkruan të shtunën “Goal”. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve për rinovimin e stadiumit “Camp Nou”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Barcelona ka shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik, duke iu shprehur ngushëllime familjes së punëtorit dhe duke bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje për të afërmit dhe kolegët e tij.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka shprehur solidaritet me familjen e viktimës dhe ka theksuar se Barcelona do të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë.

“Barcelona shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e punëtorit që humbi jetën në vendin e punës që ndodhi gjatë punimeve të rinovimit në Spotify Camp Nou”, shkruan në njoftim. 

Që nga fillimi i punimeve për rinovimin e “Camp Nou” në vitin 2023, ky është rasti i parë që përfundon me humbje jete.