KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Подемот на косовскиот играч од средниот ред до 21 година – посакуван во Бундеслигата

H

Faton Ademi është duke pasur ngritje të madhe e të shpejtë në karrierë. Dhe nga kategoria e tretë e futbollit gjerman, mund të përfundojë në elitën gjermane, në Bundesligë. 
 

Ademi që debutoi te Kosova U21 nën udhëheqjen e trajnerit Afrim Tovërlani dhe tani ka tetë paraqitje, aktualisht është pjesë e Alemannia Aachenit. Me ish-selektorin e U19 të Kosovës, Adil Maliqin, e zhvilloi një ndeshje. 

Por, mediumi i njohur “Sky” në Gjermani, ka shkruar të shtunën se për Ademin është interesuar Elversbergu, ku për një periudhë shkëlqeu sulmuesi Fisnik Asllani. Elversbergu debuton në Bundesligë. 

Ademi është 20-vjeçar dhe luan si mesfushor qendror. Në edicionin e kaluar i luajti thuajse të gjitha ndeshjet për skuadrën Alemannia Aachen, ndërsa kontribuoi me gjashtë gola e dy asistime në 35 paraqitje. 

Ai i ka luajtur edhe dy ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa shënoi gol në fitoren 4:1 ndaj Verlit.

 
Për Ademin interesim ka shprehur edhe Greuther Furthi i Bundesligës 2. 
Afati kalimtar në Gjermani mbyllet të martën.