Në shumicën e ligave evropiane të futbollit afati kalimtar veror përfundon më 1 shtator. Gjërat mund të jenë kaotike për disa klube deri në momentin e fundit. Marrëveshjet shpesh finalizohen në minutat e fundit të afatit kalimtar.
Por kur punët finalizohen në fund, kanë edhe rrezikun e dështimit. Në të kaluarën ka pasur shumë ngjarje interesante të momenteve të fundit, e që sollën dështim të transferimeve në futboll.
Shpërdorimi i 30 milionë eurove nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi
Gjithçka dukej se ishte në rregull. David de Gea duhej të transferohej nga Manchester Unitedi në Real Madrid në vitin 2015 për 30 milionë euro, duke e bërë atë portierin e dytë më të shtrenjtë në histori.
Por marrëveshja dështoi saktësisht në momentin e fundit. Dokumentet e nevojshme mbërritën shumë vonë në federatën spanjolle. Klubet fajësuan njëri-tjetrin. Real Madridi pretendoi se i kishte marrë dokumentet nga Manchesteri vetëm në ora 23:59. Madridi përcolli dokumentet menjëherë, por në federatën arritën një minutë pas mesnate. Ishte jashtë afatit. Manchester Unitedi pohoi se gjithçka kishte dërguar në Madrid në kohë. Dhe De Gea nuk luajti asnjëherë për Real Madridin.
исто така
Специјални бројки од летниот преоден рок
Isco në Berlin, por pa kontratë
Pas nëntë vjetësh te Real Madridi, kontrata e spanjollit Isco nuk u rinovua. Pas gjysmë viti te Sevilla, tranferimi tek Union Berlini dukej punë e kryer, në fillim të vitit 2023.
Isco kishte përfunduar kontrollimin mjekësor dhe kontrata ishte gati për nënshkrim. Por mesfushori u largua nga Gjermania pa nënshkruar.
“Gjatë negociatave, kuptuam se partneri ynë negociues nuk ishte më i gatshëm të vepronte brenda kornizës së rënë dakord fillimisht”, thanë nga kampi i Iscos.
“Ne kemi limitet tona. Ato u tejkaluan, në kundërshtim me marrëveshjen e mëparshme”, thanë nga klubi gjerman.
исто така
Која е пораката на Диоманде до Жозе Мурињо?
Bllokimi i faksit
Ai që heziton mund të pësojë. Transferimi i Eric Maxim Choupo-Moting nga Hamburgu te Kolni në fillim të vitit 2011 ishte në prag të kompletimit. Por faksi nuk funksionoi. Gjysmë ore para mbylljes së afatit, u arrit marrëveshja. Kontrata u nënshkrua dhe ajo duhej të dërgohej me faks në federatë.
Dokumenti megjithatë nuk shkoi. Dhe problemi ishte te bllokimi i faksit. Dokumentat arritën me 14 minuta vonesë dhe transferimi nuk u miratua. Choupo-Moting qëndroi në Hamburg dhe kaloi te Mainzi gjashtë muaj më vonë.
Pritja e kotë
исто така
Кога Мурињо му рече да, а потоа не на Манчестер Јунајтед
Axel Witsel ishte tashmë në Torino në verën e vitit 2016 për të finalizuar transferimin nga Zenit St. Petersburgu te Juventusi. Megjithatë belgu u bë viktimë e një ndërhyrje nga trajneri i tij. Mircea Lucescu fillimisht dëshironte të transferonte një zëvendësues të përhershëm për Witselin. Kjo solli presion te drejtuesit e Zenitit. Ata e kaluan gjithë ditën duke kërkuar kandidat të përshtatshëm, por pa sukses.
Witsel priste në hotel në Torino për miratim. Koha po mbaronte. Kur drejtuesit e Zenitit dhanë miratimin, nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha formalitetet.