KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Натпреварот Израел-Ирска ќе се игра, одлучен според „гласовите на играчите“

Ирска

Shefi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Irlandës, David Courell, ka folur në emër të përfaqësueses dhe ka konfirmuar se ndeshja ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, do të zhvillohet. 

Ky ballafaqim nis në orën 20:45 të dielën në Debrecen dhe i takon Grupit B3. 

Në këtë grup janë edhe Kosova dhe Austria. 

Sipas Courellit, për zhvillimin e ndeshjes ka ndikuar votimi nga “shumica e konsiderueshme” e lojtarëve irlandezë të premten pasdite. 

Gavin Bazunu është i vetmi lojtar që është tërhequr nga ky ballafaqim. 

Lojtarët irlandezë nuk do ta përmbushin asnjë detyrë mediatike të dielën, as ndaj Austrisë në Dublin më 1 tetor, dhe as në ndeshjen “në shtëpi” ndaj Izraelit, që luhet në Serbi më 4 tetor. 

Lojtarët do të mbajnë shirita të zi në krah gjatë ndeshjes, ndërsa të ardhurat nga dueli me Austrinë do të jepen për bamirësi. 

“Askush nuk është rehat të luajë në këto ndeshje për shumë arsye”, ka thënë përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, shkruan “Irish Times” të shtunën. 

“Vetëm pse luajmë ne nuk e pranojmë atë që është duke ndodhur në Gaza. Duke luajtur, lojtarët nuk e përkrahin atë që është duke ndodhur në Gaza”, ka thënë Hallgrimsson në konferencën për shtyp, ku ishte bashkë me Courellin dhe drejtorin e futbollit, John Martin. 

Irlanda e shtyu konferencën për shtyp që ishte paraparë të mbahej në 10:15 në mëngjes, dhe stërvitjen që duhej të zhvillohej në orën 11:00. Të dyja i mbajti pasdite.