---
description: Kampioni në fuqi, Napoli, është kthyer në pozitën e parë në kampionatin italian të futbollit.Napoli të shtunën mbrëma e fitoi derbin ndaj Interit në shtëpi me r
title: Napoli fiton derbin dhe kthehet në pozitën e parë
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/25/7336db06-7b93-4f1f-83ac-9a7e0871a0d7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Napoli fiton derbin dhe kthehet në pozitën e parë

![Napoli](https://resources.koha.net/images/2025/October/25/7336db06-7b93-4f1f-83ac-9a7e0871a0d7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 25 tetor 2025 20:04
- Shpërndaje në:

- 25 tetor 2025 20:04
- Shpërndaje në:

Kampioni në fuqi, Napoli, është kthyer në pozitën e parë në kampionatin italian të futbollit.

Napoli të shtunën mbrëma e fitoi derbin ndaj Interit në shtëpi me rezultatin 3:1.

Ndeshja i takoi javës së tetë të Serie A.

Kevin De Bruyne i kaloi në epërsi napolitanët në minutën e 33-të. Ai shënoi nga pika e bardhë. Por gjatë ekzekutimit të penalltisë, mesfushori belg, De Bruyne, pësoi një lëndim muskulor dhe u detyrua të largohet nga loja.

Për 2:0 shënoi mesfushori skocez, Scott McTominay, në minutën e 54-t.

Pesë minuta më pas, Hakan Çalhanoglu, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Golin e tretë për vendësit që ishte edhe i fundit e realizoi Frank Anguissa në minutën e 66-të.

[Edhe ![Napoli fiton, dy gola të De Bruynes](https://resources.koha.net/images/2026/October/10/74a4714a-a198-4198-9691-5060e26d389e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 min. më parë Napoli fiton, dy gola të De Bruynes](https://www.koha.net/futboll/napoli-fiton-dy-gola-te-de-bruynes)

Napolit i mungoi sërish kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli me fitore është kthyer në pozitën e parë dhe ka 18 pikë.

Interi ka 15 pikë në pjesën e epërme të tabelës.

[#napoli](https://www.koha.net/tag/napoli) [#Inter](https://www.koha.net/tag/inter) [#Serie A](https://www.koha.net/tag/serie-a) [#Kevin De Bruyne](https://www.koha.net/tag/kevin-de-bruyne)

Artikuj të ngjashëm

- [![Fitore dramatike e Interit në derbin ndaj Napolit](https://resources.koha.net/images/2026/September/05/d3a0c5ee-dfa5-45fa-a0ec-c798b2406aa9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 sht 2026 Fitore dramatike e Interit në derbin ndaj Napolit](https://www.koha.net/futboll/fitore-dramatike-e-interit-ne-derbin-ndaj-napolit)
- [![Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit](https://resources.koha.net/images/2026/April/06/e34fd65d-90dd-4385-9469-9ffc96dbacff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 pri 2026 Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit](https://www.koha.net/futboll/napoli-i-afrohet-ne-shtate-pike-interit-pas-fitores-ndaj-milanit)
- [![McTominay ia siguron një pikë Napolit në derbin ndaj Interit](https://resources.koha.net/images/2026/January/12/d749e4da-d599-41a2-b570-d4bbec274861.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 11 jan 2026 McTominay ia siguron një pikë Napolit në derbin ndaj Interit](https://www.koha.net/futboll/mctominay-ia-siguron-nje-pike-napolit-ne-derbin-ndaj-interit)
- [![De Bruyne jashtë fushe për disa muaj](https://resources.koha.net/images/2025/September/18/e454f933-fcf9-41cf-9756-55cf98029f15.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 tet 2025 De Bruyne jashtë fushe për disa muaj](https://www.koha.net/futboll/de-bruyne-jashte-fushe-per-disa-muaj)

[Futboll.]() [Supergoli i talentit Ahmeti në Kroaci](https://www.koha.net/futboll/supergoli-i-talentit-ahmeti-ne-kroaci)

[Futboll.]() [Reali fiton, Viniciusit i anulohet goli dhe ndëshkohet me të kuq](https://www.koha.net/futboll/reali-fiton-viniciusit-i-anulohet-goli-dhe-ndeshkohet-me-te-kuq)

[Futboll.]() [PSG-ja fiton, i afrohet kreut](https://www.koha.net/futboll/psg-ja-fiton-i-afrohet-kreut)

[Showbiz.]() [Jim Caviezel me rol kryesor në filmin e ri aksion, “Ghost Soldier”](https://www.koha.net/showbiz/jim-caviezel-me-rol-kryesor-ne-filmin-e-ri-aksion-ghost-soldier)

[Futboll.]() [Napoli fiton, dy gola të De Bruynes](https://www.koha.net/futboll/napoli-fiton-dy-gola-te-de-bruynes)

[Botë.]() [Përshkallëzohen sulmet në Arabinë Saudite](https://www.koha.net/bote/pershkallezohen-sulmet-ne-arabine-saudite)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Napoli fiton derbin dhe kthehet në pozitën e parë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/napoli-fiton-derbin-dhe-kthehet-ne-poziten-e-pare","datePublished":"2025-10-25T20:04:14+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":166,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kampioni në fuqi, Napoli, është kthyer në pozitën e parë në kampionatin italian të futbollit.Napoli të shtunën mbrëma e fitoi derbin ndaj Interit në shtëpi me r","url":"https://www.koha.net/futboll/napoli-fiton-derbin-dhe-kthehet-ne-poziten-e-pare","keywords":"napoli, Inter, Serie A, Kevin De Bruyne","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/25/7336db06-7b93-4f1f-83ac-9a7e0871a0d7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
