KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Муриќи ги остава зад себе фудбалските ѕвезди во Лигата на нации

ВЕдат Муриќи

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është renditur në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kombeve, sipas të dhënave të publikuara nga UEFA.

Muriqi ka realizuar 14 gola në këtë garë, duke u renditur pas Erling Haalandit të Norvegjisë, i cili prin me 21 gola, ndërsa Aleksandar Mitroviqi dhe Cristiano Ronaldo kanë nga 15.

Kapiteni i Kosovës ka lënë pas disa prej emrave të njohur të futbollit evropian, përfshirë Romelu Lukakun, Edin Xhekon, Kylian Mbappen dhe Viktor Gyokeresin.

Me 14 gola të realizuar, Muriqi tashmë është në mesin e katër golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kombeve. 

Gjithashtu, Kosova është njëra prej përfaqësueseve me dy futbollistë që kanë realizuar “hat-trick” në historinë e Ligës së Kombeve. 

Arbër Zeneli dhe Muriqi janë dy lojtarët kosovarë që kanë shënuar nga tri gola në një ndeshje të kësaj gare. 

Muriqi kishte shënuar tri gola ndaj Islandës më 23 mars 2025, kurse Zeneli realizoi “hat-trick” ndaj Azerbajxhanit më 20 nëntor 2018.