Vedat Muriqi i ka premtuar trajnerit Ismail Kartal se do të shënojë gol në derbin e zjarrtë të Stambollit, kanë shkruar mediumet turke të premten.
Sulmuesi i Kosovës e ka nisur sezonin mbarë me Fenerbahçen, që të hënën nga ora 19:30 do të përballet me Galatasarayn. Ndeshja i takon xhiros së nëntë.
Fenerbahçe është e treta me 16 pikë, tri më pak se lideri Galatasaray.
Muriqi në verë u kthye te Fenerbahçe për 16 milionë euro, nga Mallorca spanjolle.
Në 14 ndeshjet e para i ka shënuar tetë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me dy asistime. Trajneri Kartal dhe 32-vjeçari kanë mbajtur takim privat gjatë kësaj jave. Muriqi është shprehur i motivuar para derbit të zjarrtë të Stambollit.
“Do të shënoj gol ndaj Galatasarayt. Mos u brengos”, raportohet t’i ketë thënë Muriqi trajnerit të tij.