KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Докторката ја негира верзијата на Џака, вели дека го вакцинирала

Гранит Џака

Mjekja 54-vjeçare Andrea L. insiston se Granit Xhaka është vaksinuar. Ajo të martën mbrëma ka folur për “Blick” duke theksuar se e kishte vaksinuar kapitenin e Zvicrës dhe Sunderlandit. 

“E vaksinova Xhakën në mënyrë korrekte”, ka thënë për “Blick”.

Intervista e gazetës zvicerane me mjeken është zhvilluar në klinikën e saj në Luzern, që sipas “Blick”, mbetet e hapur dhe funksionin normalisht.

“Ngjarjet e ditëve të fundit janë të habitshme dhe stresuese në të njëjtën kohë”, thotë ajo. “Shpresoj që gjithçka të zgjidhet së shpejti pozitivisht”.

Ajo thekson se thashethemet për mbylljen e klinikës janë të pavërteta. 

Ajo rrëfen përvojat e saj gjatë pandemisë së koronavirusit. Ajo filloi të jap vaksina kundër COVID19 në vitin 2021 së bashku me një farmacist të njohur. 

“Granit Xhaka na kontaktoi në fillim të vitit 2022 për të marrë një certifikatë Covid".

“Blick” tutje shkruan se Xhaka raportoi se ishte infektuar me Covid në fillim të vitit 2021. 

“Meqenëse ai tashmë kishte antitrupa, vaksinimi i parë ishte menduar si një përforcues”, shpjegoi mjekja. 

Sipas informacionit të marrë nga Blick, policia kontrolloi klinikën e saj në vitin 2023 dhe sekuestroi prova. 

“Kjo fillimisht rrjedh nga një kallëzim penal i paraqitur nga një kompani sigurimi shëndetësor, ku pretendohej se mjekja u kishte shitur më shumë ilaçe pacientëve. Gjatë kontrollit, policia zbuloi dosje të ndryshme të COVID19. Njëra prej tyre mbante emrin e Granit Xhakës”, shkruan “Blick”.

Xhaka e pranoi të hënën se kishte gënjyer për certifikatën e vaksinimit.