Pas barazimit ndaj Sassuolos 1:1, Milani të dielën ka shënuar fitore 3:2 në shtëpi ndaj Atalantas.
Ndeshja e luajtur të dielën i takoi xhiros së shtatë të elitës italiane të futbollit.
Milani krijoi epërsi prej dy golash në pjesën e parë me golat e Gonçalo Ramosit nga penalltia në minutën e 24-t dhe Adrien Rabiotit në minutën e 43-të.
Më pas shënoi edhe golin e tretë në minutën e 57-të nëpërmjet Mario Gilas.
Atalanta nuk u dorëzua.
Gianluca Gaetano e shënoi golin për 3:1 në minutën e 66-të.
Nëntë minuta pa përfunduar takimi, mysafirët ngushtuan rezultatin në 3:2.
Golin e realizoi Nikolo Krstoviq.
Ardon Jashari luajti nga minuta e 75-të për Milanin.
Ekipi kuqezi ka 15 pikë, kurse Atalanta ka fituar nëntë pikë nga shtatë ndeshje.