KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Албанскиот играч од средниот ред нема да игра во жестокото хрватско дерби

Адрион Пајазити

Adrion Pajaziti luajti 62 minuta në humbjen 3:0 në udhëtim te Rijeka në xhiron e tetë të kampionatit elitar të Kroacisë, të zhvilluar më 20 shtator. 

Mesfushori i Hajdukut të Splitit u zëvendësua për shkak të një lëndimi muskulor. 

U grumbullua me Shqipërinë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por më pas u kuptua se lëndimi është serioz. 

Nuk luajti në katër ndeshjet e Shqipërisë, dhe do të mungojë edhe në derbin e zjarrtë kroat ndaj Dinamos së Zagrebit, të shtunën nga ora 15:00. 

Hajduku është vendës në ndeshjen e xhiros së nëntë. 

Pajaziti vlerësohet prej lojtarëve më të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Gonzalo Garcia, ka shkruar “Index.hr” të enjten. 

Ai ishte titullar në 14 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat dhe ka munguar në vetëm tri ballafaqime. 

Hajdukut iu bashkua në verën e vitit të kaluar nga Fulhami, ndërsa një sezon e kaloi si i huazuar te Gorica. 

Për Hajdukun, Pajaziti ka luajtur në 52 ndeshje, ndërsa ka realizuar dy gola e ka dhuruar katër asistime.