---
description: Mediumi rumun “Golazo.ro” e ka falënderuar Kosovën për ngjarjet që kanë ndodhur të premten mbrëma në Bukuresht, në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë. Ba
title: Mediumi rumun e falënderon Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/20/45c233bf-bd56-476b-b71c-0d7d3472b124.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Mediumi rumun e falënderon Kosovën

![Mediumi rumun "Golazo.ro"](https://resources.koha.net/images/2024/November/20/45c233bf-bd56-476b-b71c-0d7d3472b124.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 nëntor 2024 17:41
- Shpërndaje në:

- 20 nëntor 2024 17:41
- Shpërndaje në:

Mediumi rumun “Golazo.ro” e ka falënderuar Kosovën për ngjarjet që kanë ndodhur të premten mbrëma në Bukuresht, në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë. 

Ballafaqimi ishte ndërprerë kur rezultati ishte baras, 0:0. 

Futbollistët e Kosovës u tërhoqën nga fusha për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia”, dhe nuk u kthyen në fushën e lojës. 

Pas vendimeve të UEFA-s të mërkurën, fitorja i ka takuar Rumanisë me rezultat zyrtar, 3:0. 

Rumania është gjobitur po ashtu me 128 mijë euro, kurse Kosova me 6 mijë euro. 

[Edhe ![CAS-i refuzon ankesën e Kosovës për ndeshjen me Rumaninë](https://resources.koha.net/images/2024/November/17/9b96375e-b4cf-4fce-8ff5-1a3d33026c28.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 maj 2025 CAS-i refuzon ankesën e Kosovës për ndeshjen me Rumaninë](https://www.koha.net/futboll/cas-i-refuzon-ankesen-e-kosoves)

Por fitorja me rezultat zyrtar ka bërë që rumunët të jenë përfaqësuesja më e mirë nga të gjithat përfaqësueset që i fituan grupet në Ligën C. 

Rumania dhe Kosova garuan në Grupin C2. 

“Nëse Rumania – Kosova do të përfundonte 0:0, ‘trikolorët’ nuk do të ishin më të mirët në krahasim me përfaqësueset e tjera që i kanë fituar grupet në Ligën C. Suedia do të na kalonte me goldallim dhe do të kishim shanse më të vogla për ta arritur Kupën e Botës. Pas vendimit të UEFA-s, Rumania bëhet e vetmja përfaqësuese në gjithë Ligën e Kombeve që e mbyll garën me maksimumin e pikëve”, ka shkruar “Golazo.ro”. 

Nëse Rumania – Kosova do të përfundonte baras, pa gola, Rumania do ta mbyllte grupin me 16 pikë, ndërsa Suedia do të ishte më e suksesshmja. 

[Edhe ![CAS-i deklarohet për ndeshjen Rumani – Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/January/16/8db52a6c-4773-4b70-a235-a89ef067e96d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 jan 2025 CAS-i deklarohet për ndeshjen Rumani – Kosovë](https://www.koha.net/futboll/cas-i-deklarohet-per-ndeshjen-rumani-kosove)

Edhe suedezet do t’i kishin 16 pikë, por do të kishin goldallim më të mirë. 

Suedia ka garuar në Grupin C1.

[#Rumani-Kosove](https://www.koha.net/tag/rumani-kosove)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rumunët e presin këtë javë vendimin e CAS-it për ndeshjen me Kosovën](https://resources.koha.net/images/2025/January/13/b1bdac2f-b03e-41ed-a03d-8ca8b284b95c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 jan 2025 Rumunët e presin këtë javë vendimin e CAS-it për ndeshjen me Kosovën](https://www.koha.net/futboll/rumunet-e-presin-kete-jave-vendimin-e-cas-it-per-ndeshjen-me-kosoven)
- [![FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë](https://resources.koha.net/images/2024/December/05/80320b17-7220-4925-a3f2-c67de805b2a5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 dhj 2024 FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë](https://www.koha.net/futboll/ffk-ja-ankohet-ne-cas-per-vendimin-e-uefa-s-per-ndeshjen-rumani-kosove)
- [![Rumunët i drejtohen CAS-it, vlerësojnë se UEFA ndaj Kosovës nuk mori masa](https://resources.koha.net/images/2024/December/03/6e1ef292-73e9-4257-9423-0b6f20462d3c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 3 dhj 2024 Rumunët i drejtohen CAS-it, vlerësojnë se UEFA ndaj Kosovës nuk mori masa](https://www.koha.net/futboll/rumunet-i-drejtohen-cas-it-vleresojne-se-uefa-ndaj-kosoves-nuk-mori-masa)

[Arbëri.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/arberi/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik)

[Botë.]() [Vdiq i dyshuari për sulmin në Krakov](https://www.koha.net/bote/vdiq-i-dyshuari-per-sulmin-ne-krakov)

[Botë.]() [Luanët po helmohen për hakmarrje, luftëtarët Maasai përpiqen t’u japin fund vrasjeve](https://www.koha.net/bote/luanet-po-helmohen-per-hakmarrje-luftetaret-maasai-perpiqen-tu-japin-fund-vrasjeve)

[Arbëri.]() [Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit](https://www.koha.net/arberi/sot-nderpritet-qarkullimi-i-trenave-ne-kosove-shkak-greva-e-punetoreve-te-infrakosit)

[Arbëri.]() [Mblidhet Kryesia, do të caktojë interpelancën e Vitisë për vdekjen e pacientes me kancer](https://www.koha.net/arberi/mblidhet-kryesia-do-te-caktoje-interpelancen-e-vitise-per-vdekjen-e-pacientes-me-kancer)

[Kronikë.]() [Ndezi mbeturina pranë pyllit në Ferizaj, gjobitet me 500 euro](https://www.koha.net/kronike/ndezi-mbeturina-prane-pyllit-ne-ferizaj-gjobitet-me-500-euro)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mediumi rumun e falënderon Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/mediumi-rumun-e-falenderon-kosoven","datePublished":"2024-11-20T17:41:03+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:45:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":275,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mediumi rumun “Golazo.ro” e ka falënderuar Kosovën për ngjarjet që kanë ndodhur të premten mbrëma në Bukuresht, në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë. Ba","url":"https://www.koha.net/futboll/mediumi-rumun-e-falenderon-kosoven","keywords":"Rumani-Kosove","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/20/45c233bf-bd56-476b-b71c-0d7d3472b124.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
