KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

И покрај скапите грешки, Сајмон добива поддршка

Симон Симон

Portieri i ri i Luzernit, Simon Simoni, bëri tjetër gabim në ndeshjen e tij të tretë. Pas ndeshjes, ai ishte i kapluar nga emocionet. Të paktën Simoni kishte mbështetjen e trajnerit dhe bashkëlojtarëve. Madje edhe lojtari i ekipit kundërshtar, Lukas Gortler, ndien keqardhje për të, shkruan “Blick” të hënën.

Vërtet duhet të ndihesh keq për këtë djalë. 22-vjeçari bëri një gabim pak para fundit të pjesës së parë, duke i mundësuar epërsinë St. Gallenit. Pas një krosimi të parrezikshëm topi i rrëshqiti nga dora. Lojtari i St. Gallenit e shfrytëzoi “dhuratën” duke shënuar gol.

Ishte gabimi i treti i shqiptarit në tri ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës në futboll. Është një fillim jo i lehtë për portierin e ri. Gjatë rrugës për në zhveshtore, Simoni ka qarë, ndërsa ka fshehur fytyrën me fanellë.

Edhe lojtarët kundërshtarë ndiejnë keqardhje për reprezentuesin e Shqipërisë. Kapiteni i St. Gallenit, Gortler i tha fjalë inkurajuese portierit kundërshtar pas pjesës së parë.

“Ai është djalë i mirë dhe portier i mirë. Si lojtar më i vjetër me zemër të vërtetë futbollisti, padyshim që nuk jam i lumtur për këtë. Shpresoj që ai ta kalojë këtë krizë”, ka thënë Gortler.

исто така Франко Фода: Пребродени сме од очајот, се стремиме кон победа против Шведска фудбал Франко Фода: Пребродени сме од очајот, се стремиме кон победа против Шведска

Bashkëlojtari i Simonit te Luzerni, Leonardo Bertone, ka thënë se ekipi qëndron pas portierit.

“Jemi këtu për të gjithë. Të gjithë lejohen të bëjnë gabime. Ky është futbolli. Jemi prapa tij”.

Stefan Knezheviq, ka shtuar: “Kemi dashur ta kthejmë ndeshjen për shkak të tij dhe e përkrahim atë”.

Ndeshja përfundoi 2:2. Simoni fillimisht gaboi në humbjen 3:1 nga Thuni e më pas në humbjen 3:0 nga Sioni.

Trajneri i Luzernit, Udo Portmann, po ashtu ka ofruar mbështetje.

“Si portier i ri duhet të kalosh këto periudha të vështira. Ai është portier solid dhe do të vazhdojmë ta përkrahim. Aktualisht këto gjëra po na kushtojnë, por nuk do të na nxjerrin nga binarët”.

Ndryshimi i portierit nuk është opsion për Luzernin, sipas “Blick”.

исто така Вучиќ на натпреварот Србија - Албанија, покажува зошто треба да се игра во Лесковац фудбал Вучиќ на натпреварот Србија - Албанија, покажува зошто треба да се игра во Лесковац

Ai kishte edhe pritje spektakolare në ndeshjen e së dielës. Ndali tetë gjuajtje. Por ato mbetën në hije të gabimit.

Simoni u transferua nga Eintracht Frankfurti, ku bëri një pjesë të zhvillimit. Kishte periudha huazimi tek Ingolstadti dhe Kaiserslauterni në Gjermani. Para transferimit tek Eintracht Frankfurti ishte te Dinamo e Tiranës. Pasi ka luajtur për grupmoshat e reja të Shqipërisë, Simoni vjet debutoi edhe në Kombëtaren A.