KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Лацио – Милан, дербито во сезоната во Серија А

Милан

Davide Frattesi po kalon formë të mirë te Lazio. Ai ka shënuar në secilën prej tri ndeshjeve të para të edicionit 2026/27. 

Tani mesfushori italian do të kërkojë ta vazhdojë serinë pozitive edhe në përballjen ndaj Milanit.

Frattesi ka shënuar gol ndaj Bolognas, Genoas dhe Udineses. 

Ndeshja kryesore e xhiros së katërt të Serie A pritet të jetë ajo mes Lazios dhe Milanit. 

Luhet të shtunën nga ora 18:00. 

Të dyja skuadrat ende nuk dinë për humbje në edicionin e ri. 

Lazio ka tri fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Ka nëntë pikë në pozitën e tretë. 

Ndërsa Milani regjistroi dy fitore dhe një barazim. E zë vendin e pestë me shtatë pikë. 

Lazio synon të fitojë katër ndeshjet e para të kampionatit për herë të tretë në historinë e klubit. 

Dy skuadrat janë përballur në 195 ndeshje. Milani ka 87 fitore, Lazio ka 43 dhe 65 ndeshje nuk kanë dhënë fitues. 

Xhiroja përfundon të hënën me ndeshjen që luhet nga ora 20:45 ndërmjet kampionit Interit dhe Udineses. Edhe Interi i ka tri fitore. Roma, skuadra tjeter me pikë maksimale, luan të hënën nga ora 18:30 me Torinon.