---
description: “Quhet Kosovare dhe feston me shqiponjë dykrenore, përkrah Shaqirin dhe Xhakën – tash po vjen në Leskovc”. Kështu është titulli i gazetës serbe “sportal.blic.rs
title: Kosovarja të enjten luan ndaj Serbisë në Leskovc
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/27/0d5bdd31-154d-414f-abe5-a166c1c80f60.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Kosovarja të enjten luan ndaj Serbisë në Leskovc

![Kosovare Asllani](https://resources.koha.net/images/2024/November/27/0d5bdd31-154d-414f-abe5-a166c1c80f60.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 nëntor 2024 16:09
- Shpërndaje në:

- 27 nëntor 2024 16:09
- Shpërndaje në:

“Quhet Kosovare dhe feston me shqiponjë dykrenore, përkrah Shaqirin dhe Xhakën – tash po vjen në Leskovc”. Kështu është titulli i gazetës serbe “sportal.blic.rs” për ndeshjen që Serbia do ta zhvillojë ndaj Suedisë në plejofin e kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm. “Ajo ka marrë emrin nga vendlindja e prindërve të saj, ndërsa në këmbën e djathtë ka tatuazh shqiponjën, simbolin e flamurit shqiptar”, shkruan ndër të tjera “sportal.rs”. 

Ndeshja luhet në Leskovc të enjten nga ora 18:00, ndërsa ajo e kthimit më 3 dhjetor në Stockholm nga ora 19:00. Përfaqësuesja me rezultatin e përgjithshëm më të mirë nga dy ndeshjet, do të kualifikohet në Evropianin 2025. 

Kosovare Asllani është prej lojtareve më të rëndësishme të Suedisë dhe nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga mediat në Serbi. Asllani është kapitene e Suedisë. Në 103 ndeshje për Suedinë ka shënuar 29 gola dhe ka kontribuar me 25 asistime. Asllani 35-vjeçare luan për London City Lionesses, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si Milani, Real Madridi, Manchester City e Paris Saint-Germaini.

[#Kosovare Asllani](https://www.koha.net/tag/kosovare-asllani) [#serbi](https://www.koha.net/tag/serbi) [#leskovc](https://www.koha.net/tag/leskovc) [#Suedia](https://www.koha.net/tag/suedia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosovarja me Suedinë fitojnë në Leskoc të Serbisë](https://resources.koha.net/images/2024/November/28/63a54b1b-ad5a-435f-a49c-288498e4e26c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 nën 2024 Kosovarja me Suedinë fitojnë në Leskoc të Serbisë](https://www.koha.net/futboll/kosovarja-me-suedine-fitojne-ne-leskoc-te-serbise)
- [![Kosovare Asllani pritet të jetë gati kundër Anglisë](https://resources.koha.net/images/2025/July/15/a2821956-351d-4b13-a382-3fe739b55c0e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 15 kor 2025 Kosovare Asllani pritet të jetë gati kundër Anglisë](https://www.koha.net/futboll/kosovare-asllani-pritet-te-jete-gati-kunder-anglise)
- [![Të tjera rekorde nga Kosovare Asllani në Kampionat Evropian](https://resources.koha.net/images/2025/July/09/a1c6ef9e-f1c3-470f-85fe-0afc26173e27.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 kor 2025 Të tjera rekorde nga Kosovare Asllani në Kampionat Evropian](https://www.koha.net/futboll/te-tjera-rekorde-nga-kosovare-asllani-ne-kampionat-evropian)
- [![Kosovare Asllani udhëheq Suedinë drejt fazës nokaut në Evropian](https://resources.koha.net/images/2025/July/08/a4882308-c55b-48d0-899e-95a6601b2892.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 kor 2025 Kosovare Asllani udhëheq Suedinë drejt fazës nokaut në Evropian](https://www.koha.net/futboll/asllani-po-shkelqen-ne-evropian)
- [![Asnjë shqiptar si Asllani – plot 200 ndeshje ndërkombëtare](https://resources.koha.net/images/2025/July/05/4d8c51d1-6092-4d35-b33e-eaa01d1b3f64.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 kor 2025 Asnjë shqiptar si Asllani – plot 200 ndeshje ndërkombëtare](https://www.koha.net/futboll/asnje-shqiptar-si-asllani-plot-200-ndeshje-nderkombetare)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosovarja të enjten luan ndaj Serbisë në Leskovc","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/kosovarja-te-enjten-luan-ndaj-serbise-ne-leskovc","datePublished":"2024-11-27T16:09:39+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":199,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"“Quhet Kosovare dhe feston me shqiponjë dykrenore, përkrah Shaqirin dhe Xhakën – tash po vjen në Leskovc”. Kështu është titulli i gazetës serbe “sportal.blic.rs","url":"https://www.koha.net/futboll/kosovarja-te-enjten-luan-ndaj-serbise-ne-leskovc","keywords":"Kosovare Asllani, serbi, leskovc, Suedia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/27/0d5bdd31-154d-414f-abe5-a166c1c80f60.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
