KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Косовските играчи до 21 година победија и против Кипар

Косово У21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë rresht, në kualifikimet e kësaj grupmoshe për Evropianin 2027. 

“Shpresat e Kosovës” të mërkurën mbrëma fituan 2:1 ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me përmbysje të rezultatit. 

Hekuran Berisha në minutën e 69-të nga penalltia dhe Lirim Jashari me asistim të Berishës në minutën e 76-të, e zhvlerësuan golin Savvas Kontopoulosit në minutën e 52-të. Qiprotët e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak. Georgios Angelopoulos dhe Zacharias Ioannides u përjashtuan nga loja në minutat 78 dhe 85. 

Ishte ndeshja e parafundit e Grupit A kualifikues për “Euro 2027”, që vitin tjetër organizohet në Shqipëri dhe Serbi. 

Kosova tani i ka 14 pikë në vendin e tretë në nëntë ndeshje. Qiproja e pesta, e parafundit, i ka tri pikë. San Marino është e fundit pa pikë. 

Grupit A i prin Finlanda me 22 pikë, një më shumë se Spanja që e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj San Marinos. 

Rumania është e treta me 16 pikë. 

Kosova nuk ka gjasa për kualifikim tutje. Renditjen më të mirë përfundimtare mund ta ketë në vendin e tretë, por duhet shpresuar në dështimin e Rumanisë në ndeshjen e fundit, që ballafaqohet me Spanjën. Kosova duhet të fitojë ndaj Finlandës. 

Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu, ndaj Finlandës luan më 6 tetor nga ora 19:00.