Kosova ishte e 190-ta kur për herë të parë u përfshi në ranglistën e FIFA-s, në korrik të vitit 2016.
Trajektorja ka qenë në rritje shumicën e kohës, ndërsa Kosova të mërkurën e ka regjistruar pozitën më të mirë në ranglistë deri tani.
Nga pozita e 78-të, Kosova është ngritur në pozitën e 76-të. Pra për dhjetë vjet në FIFA, Kosova ka bërë ngritje për 114 pozita.
FIFA e ka publikuar të mërkurën renditjen botërore të 211 përfaqësueseve.
Në ngritjen e fundit të Kosovës kanë ndikuar fitorja kundër Irlandës, 1:0, barazimi pa gola me Izraelin dhe barazimi 1:1 me Austrinë. Ndaj kësaj të fundit, Kosova humbi 3:1 në Vjenë gjatë grumbullimit të gjatë për katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.
Ngritje ka bërë edhe Shqipëria.
Nga pozita e 67-të është ngritur në pozitën e 66-të.
Kampionia e Botës dhe Evropës, Spanja, është në vendin e parë, kurse në pozitën e dytë ndodhet Argjentina.
Franca është e treta, Anglia e katërta, derisa pesëshen e mbyllë Portugalia.
Përditësimi i radhës bëhet më 18 nëntor kur edhe do të luhen ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.