KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Косово „подготвено и мотивирано“ за реваншот

косовски фудбалери

Përzgjedhësja e Kosovës për futbolliste, Sanije Krasniqi, ka thënë se në ndeshjen ndaj Austrisë do të paraqiten me skuadër “të kompletuar, të përgatitur dhe të motivuar” për fitore.

Futbollistet e Kosovës të martën në Vjenë do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese të raundit të parë të plejofit kualifikues për Botërorin 2027. Ndeshjen e parë të plejofit “Dardanet” e humbën të premten në Prishtinë me rezultat 2:1. Ndeshja në kryeqytetin e Austrisë luhet nga ora 18:00.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Besojmë se vajzat do ta japin maksimumin nga ajo që bashkërisht e kemi ndërtuar për këtë ndeshje. Presim rezultat pozitiv nesër”, ka thënë Krasniqi. 

Ajo e ka vlerësuar lart përfaqësuesen austriake.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi e kemi ditur edhe para ndeshjes së parë që Austria ka skuadër kualitative. Luajnë nesër në vendin e vet”, ka shtuar ajo.

Kosovës për shkak të problemeve shëndetësore i munguan disa futbolliste në ndeshjen e parë.

“Jemi të kompletuar, të përgatitura dhe të motivuara për lojë”, ka thënë Krasniqi.

Fituesja e duelit ndërmjet Austrisë dhe Kosovës përballet në finale të plejofit me Zvicrën apo Izraelin.
Është hera e parë për Kosovën që paraqitet në plejofin për kualifikim në ngjarjen globale të futbollit. Si e para e Grupit C2, Kosova siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, e po ashtu edhe plejofin për Botërorin në Brazil.

Federata e Futbollit e Kosovës ka vlerësuar lart atmosferën në ekip para ndeshjes kundër austriakeve. 

“Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, ndërsa motivimi i futbollisteve është i madh për përballjen e nesërme. Për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë, këtë herë përzgjedhësja Sanije Krasniqi ka në dispozicion ekipin e kompletuar, gjë që shton optimizmin për një paraqitje sa më të mirë dhe arritjen e një rezultati pozitiv. Gjatë stërvitjes së sotme, fokusi i stafit teknik ishte në përgatitjen taktike dhe në detajet e fundit të lojës, me synimin që ‘Dardanet’ të jenë sa më të gatshme për sfidën vendimtare. ‘Dardanet’ besojnë në mundësinë e përmbysjes së rezultatit dhe janë të vendosura të japin maksimumin për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër, ndonëse janë të vetëdijshme për cilësinë e ekipit kundërshtar”, shkruan FFK.