KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Се очекува Јужна Кореја да ги укине ослободувањата од воена служба за спортистите

Се очекува Јужна Кореја да ги укине ослободувањата од воена служба за спортистите

Shpërblimi me përjashtim nga shërbimi ushtarak për sportistët e Koresë së Jugut që fitojnë medalje ari mund të hiqet ose të reduktohet në të ardhmen, pas reagimeve të ashpra publike ndaj disa komenteve të bëra nga fituesit në Lojërat Aziatike.

Tre futbollistë u vunë në shënjestër pas komenteve të bëra pas fitores 1:0 të Koresë së Jugut ndaj Japonisë në finale të Lojërave Aziatike, të zhvilluar fundjavën e kaluar në Japoni.

Të tre kërkuan falje, por tashmë ishte rindezur debati më i gjerë për atë nëse sportistët duhet të gëzojnë trajtim të veçantë për arritjet sportive, sidomos duke pasur parasysh se qytetarët e zakonshëm janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak. Madje shërbimin e kanë detyrim edhe anëtarët e BTS, grupit muzikor me famë botërore.

Pasi kritikat u intensifikuan të martën, Ministri i Kulturës, Sportit dhe Turizmit, Choi Hwi-young deklaroi të mërkurën para Komisionit për Kulturë, Sport dhe Turizëm në Asamblenë Kombëtare se sistemi alternativ i përjashtimit nga shërbimi ushtarak për artistët dhe sportistët “pashmangshmërisht duhet të reduktohet”.

“Vlerat që lidhen me drejtësinë dhe përceptimet publike për shërbimin ushtarak kanë ndryshuar. Pajtohem se sistemi duhet të rishikohet plotësisht edhe një herë”, ka thënë Choi.

Shumica e burrave në Korenë e Jugut duhet të fillojnë shërbimin ushtararak para moshës 28-vjeçare. Shërbimi zgjat nga 18 deri në 21 muaj. Megjithatë, që nga viti 1973 fituesit e medaljeve olimpike dhe fituesit e medaljeve të arta në Lojërat Aziatike kanë pasur mundësinë ta zëvendësojnë periudhën e plotë të shërbimit me një shërbim plotësues, që përbëhet nga tri javë të trajnimit bazë.

Tre nga futbollistët bënë komente që u konsideruan si të pandjeshme.

“Medalja dhe fitimi i kampionatit nuk ishin të rëndësishme. E luajta ndeshjen duke pasur parasysh vetëm një gjë: shpërblimin e përjashtimit nga shërbimi ushtarak”, tha Yang Min-hyuk, që iu bashkua Tottenhamit në vitin 2025 dhe aktualisht është i huazuar te Westerlo në Belgjikë.

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Park Seung-soo, publikoi një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqej me një kapelë që lidhet me ushtarët që e kanë përfunduar shërbimin e tyre. Në një intervistë pas ndeshjes, kapiteni Lee Gi-hyuk ngriti lart medaljen e artë dhe tha: “Nuk do të shkoj në ushtri”.

Shumë politikanë thanë se kishte ardhur koha për ndryshim. Politikanët vlerësuar se komentet e pamatura kishin shkaktuar pakënaqësi te popullata.

Pos futbollistëve edhe sportistë të tjerë përfituan përjashtimin nga shërbimi ushtarak për shkak të medaljeve të arta në Lojërat Aziatike.