Një përçarje në rritje në futbollin aziatik për të ardhmen e FIFA-s ka nisur tashmë.
Katari e ka sfiduar Konferderatën Aziatike të Futbollit (AFC) për vendimin e saj për t’iu bashkuar me UEFA-s dhe CONCACAF-it, në sulmin gjithëpërfshirës ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Katarit (QFA), Hamad bin Khalifa Al-Thani, i ka shkruar letër Presidentit të AFC-së, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa, se as ai dhe as QFA-ja nuk janë kontaktuar për konsultë, ndërkohë që është folur në emër të të gjithë anëtarëve, shkruan “Reuters” të shtunën.
Infantino synon tjetër mandat në krye të FIFA-s vitin tjetër, por do të ketë shumë kundërshtarë, përfshirë anëtarë të UEFA-s, AFC-së dhe CONCACAF-it.
“Së pari duhet të përcaktohet pikëpamja kolektive, ajo nuk mund të supozohet dhe nuk mund të krijohet me anë të një deklarate”, ka shkruar Al-Thani në letrën e parë nga “Reutersi”. Al-Thani është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AFC-së dhe anëtar i Këshillit të FIFA-s.
Ai ka kërkuar shpjegime nga AFC-ja se çfarë konsultimesh janë bërë dhe mbi çfarë baze është folur në emër të 47 shoqatave anëtare të saj.
исто така
Манчини сака да се врати во Италија
AFC-ja është kontaktuar nga “Reutersi” por nuk ka marrë përgjigje.
Këto zhvillime kanë ardhur pasi gjashtë shoqata shtetërore arabe të futbollit, përfshirë Katarin dhe Marokun, e kanë mbështetur Infantinon të enjten, në mesin e shumë kritikave që ka marrë Presidenti Infantino.
Presidenti Al-Thani i Përfaqësueses së Katarit, ai i Egjiptit, Hany Abo Rida, i Marokut, Fouzi Lekjaa dhe i Mauritanisë, Ahmed Yahya, janë anëtarë të Këshillit të FIFA-s.