Kampionia e tri edicioneve të fundit në Shqipëri, Egnatia, është eliminuar nga plejofi i Ligës së Evropës dhe do të luajë në Ligën e Konferencës.
Egnatia humbi 2:1 në udhëtim te Lillestromi norvegjez në ndeshjen kthyese.
Ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll 0:0.
Ballafaqimi i së enjtes u mbyll në vazhdime. Për Egnatian shënoi Eljon Sota në minutën e 32-të, ndërsa vendësit golin e barazimit e shënuan në minutën e 82-të. Sander Foss shënoi për 1:1 me asistim të Ylldren Ibrahimajt.
Golin e fitores 2:1 e shënoi Thomas Olsen, në minutën e 94-t.