KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Хименез за Диоманде: „Тој ќе ги изненади сите“

Диоманде

Yan Diomande vlerësohet një prej talenteve më të mëdha të futbollit evropian. 

19-vjeçari më 6 gusht iu bashkua Realit nga RB Leipzigu për 130 milionë euro. 

Futbollisti i Bregut të Fildishtë me Realin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më qershor të vitit 2033.

Sulmuesi i talentuar ka marrë vlerësim të çmuar n ga ish-trajneri i tij te Leganesi, Borja Jimenez.

Trajneri spanjoll nuk ka kursyer lëvdatat për 19-vjeçarin, duke paralajmëruar se Diomande mund të befasojë me paraqitjet e tij.

исто така Сити постигна личен договор со талентираниот Буади фудбал Сити постигна личен договор со талентираниот Буади

“Ai do t’i befasojë të gjithë. Ai është lojtar që shumë njerëz nuk e njohin. Kanë parë vetëm klipe të shkurtra të tij, por mendoj se do të habisë shumë njerëz me guximin e tij. Ai është lojtar që ndryshon rrjedhën e ndeshjes, nuk mund ta kuptosh nëse po përdor këmbën e djathtë apo të majtën kur e ka topin. Ai do të sjellë aftësi të jashtëzakonshme me driblime individuale”, ka thënë Jimenez në një intervistë për “Mundo Deportivo”. 

Sulmuesi i krahut, Diomande, me Leipzigun zhvilloi 33 ndeshje, derisa kontribuoi me 12 gola.