---
description: "Gabimi i Napolit në xhiron e kaluar i mundësoi Interit që t’i afrohet kreut të tabelës në vetëm një pikë.Dy xhiro para fundit, gara për titullin e kampionit në "
title: Inter – Lazio, kryendeshja e xhiros në Itali
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/06/70e78a98-5b6b-4f19-9f0c-a48654247f91.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Inter – Lazio, kryendeshja e xhiros në Itali

![Inter](https://resources.koha.net/images/2025/May/06/70e78a98-5b6b-4f19-9f0c-a48654247f91.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 maj 2025 09:35
- Shpërndaje në:

- 17 maj 2025 09:35
- Shpërndaje në:

Gabimi i Napolit në xhiron e kaluar i mundësoi Interit që t’i afrohet kreut të tabelës në vetëm një pikë.

Dy xhiro para fundit, gara për titullin e kampionit në Itali vazhdon të jetë e hapur.

Pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, lider është Napoli me 78 pikë. Interi është vendin e dytë me një pikë më pak.

Interi të dielën nga ora 20:45 e pret Lazion në kuadër të javës së 37-të.

Për të dyja skuadrat kjo ndeshje është shumë e rëndësishme.

[Edhe ![Napoli – Roma, derbi në Serie A](https://resources.koha.net/images/2026/October/17/43cd9354-bdbc-47f5-a7c6-edd1ee96f9d4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 24 tet 2026 Napoli – Roma, derbi në Serie A](https://www.koha.net/futboll/napoli-roma-derbi-ne-serie-a)

Në rast se Interi mposhtet nga Lazio, atëherë Napoli do ta sigurojë titullin e kampionit nëse e mposht Parman. Edhe Napoli luan të dielën nga ora 20:45 në udhëtim te Parma.

Interi është kampion në fuqi dhe paraqitet në finale të Championsit. “Nerazzurrët” kanë sulmin më të mirë në kampionatin italian.

Skuadra e Simone Inzaghit ka tri fitore rresht. Ndërkohë Lazio ka 64 pikë dhe e zë vendin e pestë. Lazio po lufton që ta sigurojë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Katër pozitat e para dërgojnë në “Champions” nga Serie A.

64 pikë i ka edhe Juventusi në pozitën e katërt. Një pikë më pak se Juventusi dhe Lazio e ka Roma në vendin e gjashtë.

“Championsin” tashmë e ka siguruar Atalanta qe renditet në pozitën e tretë me 71 pikë.

Lazio është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në ligë. Interi i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit ndaj Lazios.

Në total të dyja skuadrat janë takuar në 187 ndeshje. Interi prin me 79 fitore, Lazio ka 48 fitore dhe 60 herë ndeshja ka përfunduar baras.

Të dielën nga ora 20:45 do të luhet edhe një ndeshje tjetër interesante mes Romës dhe Milanit.

[Edhe ![Serie A, ndeshje jo të lehta për skuadrat e kreut](https://resources.koha.net/images/2026/September/14/8162a9c9-fcca-46ce-8ddd-85d7f782d581.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 tet 2026 Serie A, ndeshje jo të lehta për skuadrat e kreut](https://www.koha.net/futboll/serie-a-ndeshje-jo-te-lehta-per-skuadrat-e-kreut)

Milani të mërkurën u mposht në finale të Kupës së Italisë nga Bologna.

Milani ka 60 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.

[#inter](https://www.koha.net/tag/inter) [#lazio](https://www.koha.net/tag/lazio) [#Serie A](https://www.koha.net/tag/serie-a) [#Napoli](https://www.koha.net/tag/napoli) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#italia](https://www.koha.net/tag/italia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kampioni fiton thellë ndaj Lazios](https://resources.koha.net/images/2026/May/09/39f3eb1e-f148-46c8-b6e7-63d15a0a9bbe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 maj 2026 Kampioni fiton thellë ndaj Lazios](https://www.koha.net/futboll/kampioni-fiton-thelle-ndaj-lazios)
- [![Në Itali luhet për vendet e Championsit](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/4a7027e3-55c8-4e26-b618-f11fdd5ef037.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 maj 2026 Në Itali luhet për vendet e Championsit](https://www.koha.net/futboll/ne-itali-luhet-per-vendet-e-championsit)
- [![Interi mund ta sigurojë titullin të dielën](https://resources.koha.net/images/2026/April/17/51398710-3bb3-4dac-9565-8f7cd158cc69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 2 maj 2026 Interi mund ta sigurojë titullin të dielën](https://www.koha.net/futboll/interi-mund-ta-siguroje-titullin-te-dielen)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

[Arbëri.]() [Supremja e hedh poshtë ankesën e Isufajt për shkarkim](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-hedh-poshte-ankesen-e-isufajt-per-shkarkim)

[Arbëri.]() [Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti](https://www.koha.net/arberi/pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-djali-i-saj-12-vjecar-merret-ne-kujdes-ne-shteti)

[Arbëri.]() [Kurti për shqiptarët në Luginë: Bashkimi s’duhet të përfundojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-shqiptaret-ne-lugine-bashkimi-sduhet-te-perfundoje)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

[Botë.]() [Trumpi thotë se do ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan”](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-do-ta-quaje-oqeanin-atlantik-oqeani-amerikan)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Inter – Lazio, kryendeshja e xhiros në Itali","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/inter-lazio-kryendeshja-e-xhiros-ne-itali","datePublished":"2025-05-17T09:35:00+02:00","dateModified":"2026-07-10T15:33:26+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":331,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gabimi i Napolit në xhiron e kaluar i mundësoi Interit që t’i afrohet kreut të tabelës në vetëm një pikë.Dy xhiro para fundit, gara për titullin e kampionit në ","url":"https://www.koha.net/futboll/inter-lazio-kryendeshja-e-xhiros-ne-itali","keywords":"inter, lazio, Serie A, Napoli, futboll, italia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/06/70e78a98-5b6b-4f19-9f0c-a48654247f91.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
