Kai Havertzi është lënduar pas ndërhyrjes së ashpër në të, nga vëllai i bashkëlojtarit të Havertzit tek Arsenali.
27-vjeçari Havertz luajti vetëm 30 minuta për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Holandës në Amsterdam.
Ai ka pësuar lëndim muskulor.
Havertzi në minutën e 22-të pësoi ndërhyrje të ashpër nga Quinten Timber, që është vëllai i mbrojtësit të Arsenalit, Jurrien Timber.
Provoi ta vazhdonte ndeshjen, por nuk ia doli.
Havertzi i tha stafit mjekësor se ka problem me “hamstring”.
🇪🇺🇩🇪 KAI HAVERTZ SALE LESIONADO del partido entre Alemania y Holanda tras este choque de Quinten Timber 🚨 https://t.co/4QMZIm7qdl
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) Septemvri 24, 2026