Joshko Gvardiol e ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn.
Mbrojtësi kroat ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare deri në vitin 2031 me Cityn.
Kroati iu bashkua Cityt në vitin 2023 dhe i kishin mbetur edhe dy vjet kontratë me Cityn. Por ai është i lumtur për vazhdimin e kontratës me klubin anglez.
“Sapo e mora vesh se City donte të rinovonte kontratën, e kuptova se kjo ishte ajo që doja. Është klubi më i mirë në botë për të luajtur”, ka thënë Gvardiol.
“Lojtarët që janë këtu, janë të mrekullueshëm. Është një skuadër e klasit botëror, e re dhe plot potencial. Unë besoj vërtet se do të kemi shumë sukses në vitet e ardhshme”.
Gvardiol 24-vjeçar iu bashku Cityt nga Leipzigu për 90 milionë euro.
исто така
Интересен натпревар за врвот на табелата во Премиер лигата
Ai me Cityn ka fituar pesë trofe të mëdhenj, përfshirë Premier Leaguen dhe Kupën FA.
“Joshko është një lojtar tek i cili ky klub beson vërtet. Ai është i ri, një profesionist i shquar dhe tashmë një nga mbrojtësit më të mirë në botë”, tha drejtori i Cityt, Hugo Viana. “Manchester City është i përkushtuar për të mbajtur talentin tonë më të mirë, prandaj jemi të lumtur për këtë kontratë të re”.