Brajan Gruda ka shënuar gol për RB Leipzigun që të shtunën pasdite u mposht në ndeshje miqësore nga Bayern Muncheni me rezultatin 3:1.
Gruda e realizoi golin e vetëm për Leipzigun në minutën e 53-të.
22-vjeçari Gruda luajti deri në minutën e 59-të.
Ndërsa golat e fitores për Bayernin i shënuan Luis Diaz, Nathaniel Brown dhe Jamal Musiala.
Për Bayernin deri në minutën e 69-të u paraqit futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq.
Bayerni do ta luaj edhe një miqësore tjetër para fillimit të edicioni të ri.
исто така
Груда постигна гол и асистираше во победата на Брајтон од 6:0
Ndërsa për Leipzigun ishte miqësorja e fundit e zhvilluar gjatë fazës përgatitore.
Bayerni mbrojtjen e titullit e nis më 28 gusht me ndeshjen ndaj Stuttgartit.
Leipzigu ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në Bundesligën gjermane e luan më 29 gusht ndaj Borussia Monchengladbachut.