KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Гарсија: Рачи е различен од другите дефанзивци

Рон Раси

Hajduku i Splitit ka shkëlqyer në pjesën e dytë për fitoren 4:0 ndaj Zhalgirisit të Lituanisë dhe e ka siguruar plejofin e Ligës së Konferencës. 

Me paraqitje te skuadra kroate u dallua qendërmbrojtësi Ron Raçi. Raçi ishte titullar dhe prej më të mirëve në fushë te Hajduku. 

Mediumet kroate kanë shkruar për kosovarin të premten, ndërsa lëvdata të shumta për 23-vjeçarin dha trajneri uruguaian, Gonzalo Garcia. 

Ai ka thënë se “Raçi është ndryshe nga mbrojtësit e tjerë”, duke iu referuar cilësive të shumta që ka ish-futbollisti i disa skuadrave në Kosovë. 

Raçi te Hajduku u transferua nga Prishtina në verën e vitit të kaluar për 300 mijë euro. 

“Mendoj se Ron Raçi ka luajtur ndeshje shumë të mirë. Ishim shumë të mirë në mbrojtje dhe kishim kontroll të lojës. Roni stërvitet mirë dhe është ndryshe nga qendërmbrojtësit e tjerë. Dhe natyrisht, ai do të jetë shumë i rëndësishëm. Do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Garcia pas ndeshjes. 
Hajduku i Splitit në plejofin e Ligës së Konferencës do të përballet me Rakowin e Polonisë.