Fenerbahçe është prej skuadrave që kërkojnë biletën për fazën e ligës në “Champions League”.
Raundi kualifikues i plejofit do të përcaktojë shtatë skuadrat e fundit që do të paraqiten në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027. Faza e ligës ka zëvendësuar fazën grupore dhe njihet si “Champions”.
Gjiganti turk, Fenerbahçe, takohet me Lyonin francez për një vend në fazën e ligës. Ndeshja e parë zhvillohet të martën prej orës 21:00 në Stamboll. Ndeshja e kthimit është më 26 gusht në Lyon.
Fenerbahçe nuk ka luajtur në Champions që nga dhjetori i vitit 2008. Pra po pret shumë gjatë për kthim në skenën më të madhe evropiane. Pjesë e Fenerbahçes është sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Muriqi i ka pesë ndeshje në Champions, por si pjesë e Lazios, në edicionin 2020/2021.
исто така
Последното коло од Лигата на шампионите, отворена конкуренција за многу позиции
“Natyrisht, presim të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Ky ishte synimi më i madh i tifozëve dhe i klubit tonë për kohë të gjatë. Na presin dy ndeshje, por do të fokusohemi tek e para. Duam të krijojmë epërsi të mirë në ndeshjen e parë”, ka thënë futbollisti i Fenerbahçes, Kerem Akturkoglu, të hënën në konferencë për shtyp.
Fenerbahçe ka njërin prej kundërshtarëve më të fortë në fazën e plejofit. Skuadra e Muriqit e nisi kampionatin në Turqi me humbje 2:1 nga Gençlerblirligi.
Feneri nisi prej raundit të dytë kualifikues të Championsit. Fillimisht e eliminoi Gornik Zabrzen e Polonisë e më pas Sturm Grazin e Austrisë.
Lyoni francez ka nisur prej raundit të tretë kualifikues. E eliminoi Sparta Pragën.
Të martën prej orës 21:00 janë edhe dy ndeshje të plejofit. Dinamo Zagrebi e pret Vikingun e Norvegjisë, ndërsa Levski Sofia takohet në Bullgari me AEK-un e Athinës.
Të mërkurën prej orës 21:00 janë katër ndeshjet e tjera të plejofit. Celticu skocez e pret LASK-un e Austrisë. Hapoel Beer Sheva e Izraelit takohet me Sabah Baku nga Azerbajxhani, Nijmegeni holandez e pret Bodo/Glimtin e Norvegjisë, ndërsa Slovan Bratislava e Sllovakisë luan me Celjen sllovene.
исто така
Дрита би била задоволна и со бод против Рајо Ваљекано
29 skuadrat tjera të fazës së ligës së Championsit janë përcaktuar përmes suksesit në ligat vendore. Në mesin e tyre janë skuadrat më të mëdha evropiane.
Shorti për fazën e ligës në Champions tërhiqet më 27 gusht.