KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Фулам и Манчестер Јунајтед во криза земаат по еден бод

Манчестер Јунајтед

Fulhami dhe Manchester Unitedi e kanë vazhduar krizën e rezultateve në elitën e futbollit anglez. 

Të dy skuadrat të dielën në xhiron e pestë të Premier Leagues morën nga një pikë, pas barazimit 1:1. 

Fulhami vazhdon të mbetet pa fitore në elitën angleze, derisa Unitedi mbetet pa fitore në tri xhirot e fundit. 

Të dy golat e ballafaqimit u shënuan nga futbollistët e Unitedit. 

Lisandro Martinez realizoi autogol në minutën e 63-t dhe i dha epërsinë Fulhamit, 1:0. Nga humbja “djajtë e kuq” i shpëtoi Matheus Cunha, me golin e minutës së 89-të. 

Unitedi i 12-ti mbetet me pesë pikë nga po aq ndeshje të luajtura, derisa Fulhami i parafundit ka vetëm dy pikë.