Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur një ekspert spanjoll për të drejtuar shoqatën e arbitrave.
FSHF-ja të premten e prezantoi Bernardino Gonzalez Vazquezin si drejtor të ri të Departamentit të Arbitrimit.
Vazquez ishte arbitër shumëvjeçar në La Liga dhe arbitër ndërkombëtar. Ka punuar edhe si drejtues i shoqatave të gjyqtarëve.
“Çelësi në arbitrim, por edhe në jetë, është puna. Në Spanjë kemi një shprehje: sa më shumë të punosh, aq më me fat je. Mesazhi im për arbitrat shqiptarë është shumë i thjeshtë: unë do të jem njëri prej jush dhe do të bëj më të mirën që ju të rriteni, të përmirësoheni dhe të zhvilloheni”, ka thënë Vazquez.
Edhe disa federata të tjera kanë vendosur për ekspertë të huaj në krye të shoqatës së arbitrave. Pak kohë më parë anglezi Anthony Taylor mori drejtimin e shoqatës së gjyqtarëve të futbollit të Turqisë.
-
Албанскиот фудбалски сојуз го поддржува Чеферин во трката за претседател на УЕФА
-
Албанскиот фудбалски сојуз не споменува дека го организира Европското првенство во 2027 година заедно со Српската фудбалска федерација.
-
Албанската фудбалска федерација (АФХ) ги започна подготовките за заедничкото Европско првенство со Србија
-
АФФ ги објави билетите за натпреварот со Полска
-
АФФ повторно ја избегнува „Србија“