Mesfushori Leon Frokaj ka avancuar në plejofin e Ligës së Konferencës me St. Gallenin zviceran.
St. Galleni fitoi me rezultatin 5:1 në ndeshjen kthyese në Zvicrë të enjten mbrëma ndaj Sheriff Tiraspolit të Moldavisë. St. Galleni ndeshjen e parë e fitoi 3:1.
Në plejof, St. Galleni do të luajë me Nordsjaellandin danez.
Frokaj luajti deri në minutën e 74-t, ndërsa Betim Fazliji ishte në bankën rezervë. Në golin e vetëm të Sheriffit asistoi mesfushori shqiptar, Arli Pergjoni.
Слични статии