Drita e Gjilanit e ka transferuar të dielën mesfushorin Marsel Ismajlgeci.
Ismajlgeci ditë më parë është ndarë me Ballkanin dhe tani e vazhdon karrierën te kampionia e Kosovës në futboll.
Drita po bëhet gati për ndeshjen e kthimit me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, që i takon plejofit të Ligës së Konferencës.
Dhe për ndeshjen më të rëndësishme të edicionit, Ismajlgeci do të jetë opsion shtesë për trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu.
26-vjeçari Ismajlgeci u zhvillua te Tirana. Më pas luajti te Zrinjski i Mostarit në Bosnjë-Hercegovinë.
исто така
Дрита има една недела да се подготви за „натпреварот на изданието“
Te Ballkani ishte për tri vjet.
Ai ka tri paraqitje për Shqipërinë.