KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Дрита се стреми кон зближување со лидерот, Гњилане бара отцепување

Светлина и Гњилане

Kur Drita dhe Gjilani luajnë mes vete, nuk ka rëndësi renditja në tabelë. Në derbin lokal e rëndësishme është vetëm fitorja. Kështu kanë thënë ndër të tjera trajnerët e të dyja skuadrave në konferencën për shtyp para ndeshjes Drita – Gjilani. Derbi gjilanas luhet të dielën nga ora 19:00, në terrenin me bar sintetik në Gjilan. Ballafaqimi i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.  

Drita që regjistroi dy fitore në fillim të kampanjës, vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola me Drenicën, dhe humbjes nga Feronikeli 74 në xhiron e kaluar.

Me fitore, kampionia në fuqi e Kosovës barazohet me pikë me Gjilanin.

Humbja do ta mbante larg kreut të tabelës, ndonëse e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Prishtinës. Drita është e gjashta me shtatë pikë, ndërsa Gjilani i katërti me 10 pikë në pesë ndeshje.

“Është ndeshje e cila duhet të luhet me shumë përgjegjësi, të tregojmë karakter të fortë në fushë, besim të plotë, gjithashtu të bashkuar si grup me mbështetje të tifozëve, për ta arritur qëllimin dhe objektivin, fitore në këtë takim. Respekt maksimal për kundërshtarin, kjo ndeshje nuk njeh, nuk ka njohur asnjëherë rezultate, klasifikim apo rezultatet e mëparshme. Do ta luash me zemër, të jesh i përqendruar në maksimum, disiplinë taktike, të luftosh në çdo cep të fushës për të arritur objektivin”, ka deklaruar të shtunën trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Nuhiu është kritikuar shumë së fundmi për rezultatet e Dritës, por ai synon kthimin te rezultatet pozitive.

Te Drita në konferencë ishte edhe mbrojtësi dhe kapiteni Besnik Krasniqi. Krasniqi që ka një gol e një asistim, ka thënë se derbit ndaj Gjilanit duhet të fitohen.

“Siç e dimë është derbi. Derbi gjithmonë nuk luhet, por fitohet. Ne jemi shumë të vetëdijshëm edhe pse nuk kemi pasur ndoshta start shumë të mirë, por kemi punuar mjaftë mirë këto ditë sa i kemi pasur. Kemi shikuar gabimet që i kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Jemi përgatitur mjaftë mirë për ndeshjen që na pret”, është shprehur Krasniqi.

I matur në deklaratën para derbit ka qenë edhe trajneri i Gjilanit, Debatik Curri.

“Është ndeshje shumë e vështirë, normalisht një kundërshtare si Drita ka bërë shumë mirë kohët e fundit. Derbi asnjëherë nuk ka favorit pa marrë parasysh renditjen tabelore. Pres që me gjithë futbollistët të jemi në gjendjen më të mirë, të kemi vazhdimësi, dhe shpresoj që në fund, të marrim rezultat pozitiv”, deklaroi Curri.

Të dielën nga ora 16:00 luhet ndeshja Vushtrria - Drenica, teksa Prishtina ndaj Feronikelit 74 luan nga ora 19:00 në Klinë.  

Xhiroja e gjashtë mbyllet të hënën me ndeshjet Llapi – Malisheva dhe Ballkani – Dukagjini, që nisin në orën 16:00.