Jeremy Doku nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Cityn të enjten.
Doku ishte një nga sulmuesit e krahut më të mirë në Premier League edicionin 2025/2026.
Reprezentuesi belg do të mbetet me kontratën e re te City deri në vitin 2031. Ai u transferua nga skuadra franceze Rennes në vitin 2023.
Doku tha se ndihet i vendosur dhe shpreson të përshtatet mirë nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca.
Në të kaluarën, trajneri Maresca është mbështetur shumë te sulmuesit e krahut.
“Stili i tij i lojës është lloji që ne e duam”, tha Doku.
Слични статии