KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Делово во поставата на неделата во Турција

лумбард делова

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së parë në Superligën e Turqisë. 

Formacioni më i mirë është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”. 
Dellova debutoi me asistim te skuadra e re, Amedspor. 

Qendërmbrojtësi bëri asistim të bukur të dielën në fitoren 3:0 të Amedsporit ndaj Erzurumsporit. 

Për Amedsporin u paraqit edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ermal Krasniqi. 

27-vjeçari Dellova muajin e kaluar iu bashkua Amedsporit nga CSKA Sofia për 950 mijë euro. 
Dellova e Krasniqi po punojnë nën drejtimin e Besnik Hasit tek Amedspori.